Ka ndodhur

Ushtronin prostitucion në Elbasan, arrestohen dy gra nga Kazakistani

Dy gra nga Kazakistani dhe një shqiptare janë arrestuar sot pasi akuzohen për prostitucion në Elbasan.

Në pranga kanë rënë Z. M., 37 vjeçe, dhe N. S., 38 vjeç, të cilat dyshohet se ushtronin aktivitetin e prostitucionit në ambiente të ndryshme të qytetit.

Gjatë hetimeve, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe M.C., 39 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se kishte rolin e organizatores dhe ndihmonte në gjetjen e klientëve dhe sigurimin e ambienteve ku zhvillohej prostitucioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë