Tre shqiptarë janë arrestuar dhe një sasi e madhe droge u sekuestrua në Bolonja të Italisë disa ditë më parë.
Policia konfirmoi sot aksionin për goditjen e organizatës së narkotrafikut në Funo di Argelato. Policia identifikoi bazën logjistike të grupit dhe sekuestroi një total prej 20 kilogramësh hashash, si dhe 44500 euro.
Oficerët e përqendruan vëmendjen e tyre në një apartament në Funo di Argelato, që besohet të jetë baza logjistike për shitjen e narkotikëve.
Gjatë operacionit, oficerët vunë re më të riun nga të tre, një 20 vjeçar shqiptar duke dalë nga godina për në Via San Giobbe. Atje, ai iu afrua një Renault Clio, brenda të cilit ndodhej një tjetër shqiptar, 34-vjeçar. Të dy u vunë re duke shkëmbyer disa tufa me kartëmonedha; më pas, 20 vjeçari mori një çantë të madhe të bardhë nga dera e pasme e “Clio”-s, duke e vendosur atë në një “Fiat 500” të parkuar aty pranë.
Policia ndërhyri menjëherë dhe i kontrolloi të dy. Brenda çantës së bardhë, të vendosur në “Fiat 500”, ata gjetën afërsisht 200 blloqe kanabisi, me një peshë totale prej 20 kilogramësh. Pesë pako me para të gatshme, me një vlerë totale prej 42,500 eurosh , u sekuestruan në “Renault Clio” të 34-vjeçarit shqiptar, përveç 1000 eurove të tjera të gjetura brenda çantës së tij të shpinës.
Kontrolli vazhdoi më pas brenda apartamentit në Funo di Argelato, ku policia identifikoi një të tretë, po shqiptar, 44 vjeç. Brenda shtëpisë, ata gjetën 1 kilogram marijuanë, 179.66 gramë hashash, materiale paketimi për drogë dhe 1000 euro të tjera në para të gatshme, të mbajtura në çantën e shpinës së njërit prej tre të arrestuarve, informon media italiane.
Më i vjetri sipas policisë, kishte precedentë penalë të mëparshëm në Itali për çështje droge. Të tre u dërguan në burgun Rocco D’Amato në Bolonja, dhe dy prej tyre u lane arrest me burg dhe për 20-vjeçarin u vendos arrest shtëpiak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



