Nga Gazeta Si – Kështu u shpreh Mario Mitaj nga Barcelona (aty ku sot Shqipëria nisi grumbullimin për eleminatoren e 13 Nëntorit) për fshf.org!
Mbrojtësi kuqezi që luan në “Saudi Pro League” është optimit se Shqipëria do të arrijë fitoren e 4 rradhazi në të parën ndeshje që Andorra merr një rëndësi të vecantë për kuqezinjtë.
Mitaj konfirmoi formën e mirë që po kalon Kombëtarja dhe tha se – “djemtë e Sylvinho-s i njohin mirë kundërshtarët dhe e dinë vështirësinë që paraqet një sfidë e tillë ku vendasit do të mbrohen me forca të shumta”.
Por ai beson tek motivimi, dëshira dhe përgatitja që do ti bëhet kësaj ndeshjeje që fitorja të jetë e garantuar.
Përqëndrimi do të jetë arma e kuqezinjve të cilët janë të karikuar maksimalisht për rëndësinë që paraqet sfida e 13 Nëntorit në “Estadi FAF” në orën 20:45.
Kombëtarja jonë do të luajë për 3 pikët që do ta afronin më shumë me Playoff-in dhe Mitaj thotë se paraqitja aktuale në klubin e tij (Al-Ittihad), e ndihmon dhe ka impakt pozitiv edhe te Shqipëria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



