Ka ndodhur

Merr flakë makina në Vlorë, digjet edhe mjeti që ndodhej në afërsi të saj

Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”.

Zjarri ka djegur një automjet tip “Suzuki”, në pronësi të K. B. Si pasojë e zjarrit është djegur edhe një automjet tjetër i parkuar në afërsi, tip ‘Audi’.

“Rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, një mjet tip “Suzuki” në pronësi të shtetasit me iniciale K.B është shkrumbuar nga flakët, ndërsa si pasojë e zjarrit është djegur edhe një tjetër automjet i parkuar pranë tij, tip “Audi”. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale”, – njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit. Një nga pistat që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa janë sekuestruar pamje sigurie nga bizneset dhe banesat përreth


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë