Nga Gazeta Si – Erling Haaland dhe Mohamed Salah kanë shënjestruar disa rekorde të Premier League në përballjen kryesore të së dielës mes dy pretendenteve për titull.
Sipas “Opta Supercomputer”, Manchester City është favorit, duke dalë fitues nw 45.4% të 10.000 simulimeve që u zhvilluan para ndeshjes.
Erling Haaland ka nevojë për dy gola që të arrijë kuotën e 100 golave në Premier League, duke u bërë lojtari që arrin më shpejtë këtë shifër në historinë e kampionatit.
Ndërkohë, Mohamed Salah është vetëm një gol ose asist larg për të thyer rekordin e Wayne Rooney-t, për më shumë kontribute për gol (gol + asist) për një klub të vetëm në “Premier League”.
Thuhet shpesh se tabela e Premier League fillon të marrë formë pas 10 javëve të para.
Me 10 ndeshje të luajtura, si Manchester City ashtu edhe Liverpool janë ende në garë për titull, duke qëndruar në vendin e dytë dhe të tretë, por respektivisht 6 dhe 7 pikë pas Arsenalit.
Në këtë moment Arsenal ka 71.0% mundësi për të fituar titullin e parë të “Premier League” që nga sezoni i famshëm “Invincibles” 2003-04, ndërsa City vlerësohet me 13.6% dhe Liverpool me 10.1%.

Pep Guardiola dhe Arne Slot përballen në “Etihad” duke e ditur se nuk kanë shumë hapësirë për gabime.
Kjo pas formës së pandalshme të Arsenalit në këtë fillim sezoni.
Statistikisht, City ka qenë skuadra më e mirë në Premier League që nga Prilli: ka marrë më shumë pikë (42), ka fituar 13 nga 19 ndeshje (3 barazime dhe 3 humbje), ndërsa në “Etihad” ka fituar 9 nga 10 ndeshje.
Interesant është fakti që City është skuadra e vetme që nuk ka shënuar ende asnjë gol nga goditjet standarde këtë sezon – 20 golat kanë ardhur nga aksioni. Ky është rekord historik në “Premier League”.
Kjo ndeshje do të jetë e 1000-ta për Pep Guardiolën si trajner, që nga marrja e drejtimit të Barcelona B në Qershorin e vitit 2007.
Nga 999 ndeshjet e tij deri më tani, ai ka fituar 715 (71.6%), prej të cilave 549 te Manchester City (70.5%).
Sa për Haaland, ai ka shënuar 13 gola në 10 ndeshje të “Premier League” këtë sezon, ndryshe 65% të golave të City-t.
Nëse shënon dy herë kundër Liverpoolit, ai do të bëhet lojtari që arrin më shpejtë te 100 golta në historinë e kampionatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



