Gazeta Si – Rreth 12 milionë euro pasuri, të dyshuara si të përfituara nga të ardhura të paligjshme, janë sekuestruar nga Hetimii i Krimit Ekonomik në Vlorë, i cili kanë evidentuar dy raste në Sarandë.
Më konkretisht, ndaj një 43-vjeçari, i cili ka precedentë në fushën e narkotikëve. Gjykata e Apelit i ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e tij, dy hotele dhe një lokal.
Ndërsa tjetrit, një 53-vjeçari, i kanë vendosur sekuestro preventive, një lokal në Sarandë, apartament, parcelë, ndërtimi, dyqan dhe arë në Tiranë, disa pasuri në Radhimë dhe truall në Memaliaj. Po ashtu janë sekuestruar një mjet lundrues, automjete dhe llogari bankare.
“Nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë regjistruar në emër të personave të tjerë, nga këta shtetas ose familjarët e tyre”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



