Ka ndodhur

Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Milot, humbin jetën 2 persona

Gazeta Si – Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë në aksin Lezhë-Milot këtë të shtunë.

Sipas policisë, në aksident u përfshinë dy automjete, njëri me drejtues R. H., 66 vjeç, dhe një tjetër me drejtues A. Gj., 33 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, humbën jetën drejtuesi R.H., dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A.H., 52 vjeç.

Hetimet paraprake të policisë tregojnë se aksidenti mund të ketë ndodhur si rezultat i kushteve të vështira atmosferike, me reshje të dendura shiu, por edhe për shkak të pozicionimit të gabuar të automjetit të drejtuesit A. Gj., i cili rezultoi i dehur në momentin e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë