Ka ndodhur

Greqi / Gjendet i djegur në makinë, viktima dyshohet se është shqiptar

Gazeta Si – Një shqiptar dyshohet se u gjet i djegur brenda një automjeti të vjedhur në Skurta, Voiotia, i lidhur me pranga, në një zonë të shkretë të Greqisë.

Sipas mediave greke, trupi u zbulua nga një gjuetar brenda një fushe. Kur ai iu afrua automjetit të djegur, pa se viktima ndodhej në sediljet e pasme të makinës, i lidhur pas shpine me pranga.

Automjeti thuhet se ishte vjedhur nga zona e Glyfadas në Athinë gjatë muajit maj të vitit të kaluar dhe kishte targa false, të cilat përputheshin me një automjet të njëjtë, me të njëjtën ngjyrë nga Katerini. Kjo të bën të dyshosh se bëhet fjalë për një vrasje të organizuar.

Ende nuk është identifikuar se kujt i përket trupi, ndërsa vlerësohet se viktima ka humbur jetën dy deri tre ditë më parë.

Hetimet për identifikimin e trupit fokusohen te një burrë me origjinë shqiptare, që ishte zhdukur nga Athina kohët e fundit dhe ishte bërë deklarim për zhdukjen e tij.

Fjala është për një burrë që nuk kishte precedent penal, ndërkohë që po shqyrtohen dhe raste të tjera të zhdukjeve të njerëzve në mbarë vendin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë