Kombetarja

Kombëtarja – ‘Koha të vlerësojmë ata që kontribuan më shumë në 3 vitet e fundit’

Nga Gazeta Si – Pas shpalljes së listës, traineri Sylvinho doli në konferenën e zakonshme për shtyp ku mbrojti zgjedhjet e tij dhe tha se është koha për të vlerësuar lojtarët me të cilët punoi 3 vitet e fundit në kombëtaren kuqezi.

  • Jemi prej vitesh këtu dhe unë jam i kënaqur që po flas për grumbullimin e fundit të vitit, në kushtet për të mbërritur në Playoff. Nuk ka qënë asnjëherë momenti që të marrim ata që luajnë 100%. Fatkeqësisht kemi limite që mbërrijnë në 40-45 lojtarë. Bajrami ka bërë një udhëtim të mirë me ne dhe prej vitesh ai është shënuesi ynë më i mirë me 7 gola përpara Asanit me 6 dhe Manajt me 4 gola. Nedim më jep besim kur është në fushë. Si ne dhe ai nuk është i kënaqur që nuk luan. Por unë duhet të arsyetoj për paraqitjet e tij me ne.

– Respekton Andorrën e cila barazoi në miqësore dhe me Letoninë ndërsa u mund nga Serbia 1-3 por në fundin e pjesës së parë ishte në barazim. Ka një krah të majtë të rrezikshëm dhe nuk dorëzohet. Ne e dimë dhe mesazhi është i qartë, ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari që luan intensivisht dhe me shpirt, mbrojnë shumë gjithashtu. Kemi humbur vetëm me Anglinë dhe jemi në kushtet për të shkuar në Playoff.

  • Sa i përket Medon Berishës e shohim që luan më shumë dhe kjo na bën të lumtur. Ka shënuar dhe po bën një rol hibrid, gjë më kënaq. Lojtar që më pëlqen shumë dhe në Federatë e dimë se është e ardhmja. Fatkeqësisht nuk mund ta aktivizoj nga e para por nuk do të thotë që nuk më pëlqen. Kemi planet, ndërrimet dhe strategjinë tonë. Gripshi më pëlqen, teknik, inteligjent në fushë dhe shënon. Ndeshjen e fundit e luajti në fundin e Tetorit dhe tani është me pushime. Kemi dy ndeshje të vështira dhe na duhen lojtarë që stërviten.  

– Më pëlqen që kthyem Ismajlin i cili ka qënë me ne prej 3 vitesh dhe tashmë ka lënë pas dëmtimin. Tuci ka luajtur dy ndeshje me ne në UEFA Nations League. Pati një periudhë transferimi që e bëri të humbasë kohë dhe një dëmtim e ndaloi më shumë. Eshtë inteligjent dhe e mendoj si një opsion që mund të niset nga stoli dhe të na ndihmojë për të shënuar.

  • Kriteret kanë qënë gjithmonë, një lojtar që luan vjen se na intereson dhe na përgjigjet në fushe. Krahasimet qëndrojnë, dy muaj më parë Manaj ishte jashtë liste pasi humbi një 11 metërsh me Serbinë. 97 ditë më pas ai u bë një hero. Eshtë lojtar që na përfaqëson dhe po bën mirë ashtu si të gjithë të tjerët. Nuk mund të punoj në kushtet më duhet – nuk më duhet. Duhet të arsyetojmë me kujdes, të japim besim dhe të marrim rezultat ashtu si në 4 ndeshjet e fundit që i kemi fituar. Kemi bërë edhe shumë ndryshime gjatë 3 viteve të fundit.

– Kriteri është një gjë dhe karakteristika gjë tjetër. Muja luan në krahun e djathtë por nuk është një sulmues puro. Ai ekuilibron skuadrën por tek ne këtë pozicion e ka Broja dhe Asani gjithashtu. Muja është disi më ndryshe dhe që afrohet në mesfushë. Por ne duam gola dhe na duhen sulmues. Broja po bën mirë dhe Uzuni na ndihmon. Ka të bëjë me karakteristikat e lojtarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë