Ka ndodhur

Trafik droge nga Shqipëria, ekstradohet nga Italia anëtari i një grupi kriminal (video)

Gazeta Si – Emri Hysenaj, 39 vjeç, u ekstradua nga Italia mbrëmjen e të enjtes nga Interpoli shqiptar, pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen hetimore të operacionit “Ura”.

Ndaj Hysenajt ishte caktuar masa e arrestit me burg në mungesë, ndërsa ai dyshohet si pjesëtar i grupit kriminal të drejtuar nga Adi Çoba dhe Elvis Doçi “Visi i Pojës” që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës.

39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë. Ai shfaqet edhe në përgjimet e zbardhura nga SPAK në aplikacionin “SkyEcc”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë