Gazeta Si – Dy “shtëpi bari” janë zbuluar në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe në Shkodër. Gjatë këtij aksioni, në pranga ka rënë 22-vjeçari Daniel Buraj, në kërkim është shpallur i ati, Sokol Buraj, teksa kanë nisur hetimet për nënën të riut.
Në njërën prej banesave të familjes Duraj (të pabanuar) blutë gjetën dhe sekuestruan, 119 bimë dhe 168 fidanë narkotikë, 515 gramë kanabis, municion luftarak, 1 armë të ftohtë (thikë), 49 llamba, 47 pajisje elektrike inverter, 3 aspiratorë, 2 filtra ajri, 2 automjete dhe 9 celularë.
Gjatë kontrollit në banesën e pabanuar, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Për këtë në pranga ranë 2 punonjës të OSHEE-së dhe dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.
Ndërkohë në lokalin e 57-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 138 arka dhe shishe me pije të ndryshme alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


