Rend dhe Ligj

Ryshfet 60.000 lekë për të liruar mjetin e sekuestruar, arrestohet polici në Durrës

Gazeta Si – Një punonjës i policisë në Durrës është arrestuar nga AMP në bashkëpunim me SPAK, pasi akuzohet për korrupsion.

AMP bën me dije se polici me iniciale G.H., me detyrë trupë shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në Durrës, kishte kërkuar dhe marrë një shumë prej 60.000 lekësh të reja nga E.S., në këmbim të nxjerrjes së mjetit të këtij të fundit nga pika e bllokimit dhe mosvendosjes së masës administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Shuma e parave është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj policit të ndaluar po hetohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë