Ka ndodhur

Evazion fiskal e kontrabandë, zbulohen 3 pikat e karburantit pa licencë

Një operacion i gjerë i zhvilluar në disa qytete të vendit ka çuar në zbulimin e një skeme të mirëorganizuar evazioni fiskal dhe kontrabande me karburant.

Tri pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës, rezultuan që operonin aktivitetin e tyre pa licencë.

Gjatë kontrolleve, strukturat përkatëse kanë konstatuar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme karburanti, të depozituara në ambiente të paautorizuara.

Sipas të dhënave, nga verifikimet e kryera në sistemet matëse të furnizimit, rezulton se subjektet kishin qarkulluar mbi 15 milionë litra karburant, jashtë çdo kontrolli fiskal dhe ligjor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë