Nga Gazeta Si – Një numër i madh yjesh të futbollit evropian debutuan herët në karrierën e tyre në “UEFA Champions League”, por asnjë nuk e bëri këtë në një moshë më të re se Max Dowman.
Mesfushori i Arsenalit debutoi në fazën e grupeve ndaj Slavia Praha-s, duke zëvendësuar Leandro Trossard-in kur duheshin edhe 17 minuta nga fundi i fitores 3-0.
Akoma dy muaj larg ditëlindjes së tij të 16-të, anglezi është lojtari i parë 15-vjeçar që ka marrë pjesë në këtë kompeticion.
Më poshtë njohim 6 lojtarët më të rinj që kanë luajtur në këtë kompeticion.
– Max Dowman (15 vjeç e 308 ditë)
4 Nëntor 2025, Slavia Praha vs. Arsenal 0-3
– Youssoufa Moukoko (16 vjeç e 18 ditë)
8 Dhjetor 2020, Zenit vs. Dortmund 1-2
– Lamine Yamal (16 vjeç e 68 ditë)
19 Shtator 2023, Barcelona vs. Antwerp 5-0
– Céléstine Babayaro (16 vjeç e 86 ditë)
23 Nëntor 1994, Steaua vs. Anderlecht 1-1
– Rayan Cherki (16 vjeç e 102 ditë)
27 Nëntor 2019, Zenit vs. Lyon 2-0
– Alen Halilović (16 vjeç e 128 ditë)
24 Tetor 2012, Dinamo Zagreb vs. Paris Saint-Germain 0-2

Kur bëhet fjalë për fitues të mëparshëm të “Champions League”, binomi i Ajax, Nwankwo Kanu dhe Patrick Kluivert, janë më të rinjtë.
Të dy ishin ende 18 vjeç kur mundën Milan-in në Finalen e vitit 1995.
Pas 30 vitesh, Senny Mayulu shënoi në fitoren 5-0 të Parisit ndaj Interit, vetëm dy minuta pasi ishte futur në fushë me bashkëmoshatarin Warren Zaïre-Emery.
Më poshtë njohim 6 fituesit më të rinj të “Champions League”.
– Nwankwo Kanu (18 vjeç e 296 ditë)
1995, Ajax vs. Milan 1-0
– Patrick Kluivert (18 vjeç e 327 ditë)
1995, Ajax vs. Milan 1-0
– Iker Casillas (19 vjeç e 4 ditë)
2000, Real Madrid vs. Valencia 3-0
– Senny Mayulu (19 vjeç e 14 ditë)
2025, Paris vs. Inter 5-0
– Clarence Seedorf (19 vjeç e 53 ditë)
1995, Ajax vs. Milan 1-0
– Warren Zaïre-Emery (19 vjeç e 84 ditë)
2025, Paris vs. Inter 5-0
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



