Ka ndodhur

Durrës, kapen dy të rinj me armë dhe automjet të blinduar

Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar në Durrës pasi qarkullonin me armë në një makinë të blinduar. Policia njofton se gjatë ndalimit dhe kontrollit fizik në automjet, u gjetën një armë zjarri, tip pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë.

Sakaq, u arrestuan në flagrancë shtetasi E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”dhe shtetasi E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë