Ka ndodhur

Aksident në një minierë në Martanesh, humb jetën administratori

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur paraditen e sotme në një subjekt minerar në zonën e Theknës në Martanesh. Policia njofton se për pasojë ka humbur jetën administratori 62-vjeçar. Ndërkohë janë shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar.

Gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar S. K., rreth 62 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë