Futboll

Rekordet e penalltive në Champions League

Nga Gazeta Si – Cristiano Ronaldo dhe Robert Lewandowski kanë shënuar më shumë penallti (19) në historinë e Champions League.

Ndërsa më poshtë do të hedhim një vështrim tek rekordet e këtij elementi të lojës në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Kush fitoi më shumë penallti në historinë e Champions League? Kush shënoi më shumë? Kush nhumbi më shumë? Kush priti më shumë?

Pyetje të cilave do t’ju përgjigjemi në vazhdim. Vështrimi ynë nuk përfshin penalltitë e ekzekutuara pas 120 minutave lojë.

– Ekzekutuan më shumë penallti në Champions League
Lionel Messi: 23
Cristiano Ronaldo: 22
Robert Lewandowski: 20
Sergio Agüero: 15
Ruud van Nistelrooy: 14

– Fituan më shumë penallti në Champions League
Lionel Messi: 13
Robert Lewandowski: 9
Ruud van Nistelrooy: 9
Cristiano Ronaldo: 7
Karim Adeyemi: 6
Arjen Robben: 6
Sergio Agüero: 6

– Shënuan më shumë penallti në Champions League
Robert Lewandowski: 19
Cristiano Ronaldo: 19
Lionel Messi: 18
Harry Kane: 11
Sergio Agüero: 11

– Humbën më shumë penallti në Champions League
Thierry Henry: 5 nga 8
Lionel Messi: 5 nga 23
Antoine Griezmann: 4 nga 8
Sergio Agüero: 4 nga 15
Ruud van Nistelrooy: 4 nga 14

– Pritën më shumë penallti në Champions League
Andrii Pyatov: 5
Joe Hart: 5
Marc-André ter Stegen: 4
Gianluigi Buffon: 4
Gregory Coupet: 4

– Shkaktuan më shumë penallti në Champions League
Nicolás Otamendi: 6
Pepe: 5
Clément Lenglet: 4
Dani Carvajal: 4
Lúcio: 4
Casemiro: 4
Tomas Galásek: 4
Naldo: 4
Wojciech Szczesny: 4

Fakt interesant – Portieri Hans-Jörg Butt është i vetmi që ka shënuar 3 gola nga pika e bardhë. Të 3 përballë Juventus, secila me skuadra të ndryshme.

Të parën e shënoi kur luante për Hamburg-un në Shtatorin e vitit 2000. Më pas shënoi për Bayer Leverkusen në Marsin e vitit 2002 dhe të 3-ën për Bayern Munchen, Dhjetorin e vitit 2009.

Ai ekzekutoi edhe penalltinë e 4 në Shtatorin e vitit 2001 ndaj Barcelona-s, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë