Ka ndodhur

Durrës, 31-vjeçari plagoset me armë zjarri dhe shkon vetë në spital

Gazeta Si – Një 31-vjeçar është plagosur në këmbë me armë zjarri në Durrës pasditen e kësaj të marte në rrethana të paqarta.

Sipas njoftimit të policisë, i riu ka shkuar vetë në Urgjencën e Spitalit të Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani ai nuk ka dhënë detaje se ku ka ndodhur ngjarja dhe as me kë është konfliktuar. Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

“Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta“, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë