Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i japë lamtumirën Fatos Nanos, liderit historik të PS-së, me një “videokartolinë” siç e quan ai nga momentet më të rëndësishme që shenjuan karrierën politike të tij. Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kreu i qeverisë thotë se “miku i tij i dikurshëm dhe i rigjetur sërish” u nda nga jeta pas një lufte sfilistëve me sëmundjen, por shton se nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet dhe vendi që ka pasur në PS.
“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, ka shkruar Rama.
Përmes videos, Rama ka ndarë edhe disa nga mesazhet më të rëndësishme që lanë ‘gjurmë’ të Nanos. E nis me mesazhin nga Kongresi i PPSH-së i vitit 1991, ku “lindi” edhe PS.
“Partia Socialiste e Shqipërisë nga ky kongres i shpreh vendit, botës dhe të ardhmes mesazhin që ajo do të vazhdojë të luftojë demokratikisht për të mbetur një nga forcat dhe alternativat kryesore politike të jetës së vendit dhe të jetës së evropiane. “, citohet Nano.
Ndan edhe momentin dhe mesazhin e Nanos pasi u lirua nga qelia e Bënçës për të marrë pjesë në varrimin e nënës së tij në vitin 1995.
“Nëna ime ditën që u nisa për në prokurori dhe i thashë “Mund të vonohem ca”. Me tha “e kuptoj bir, do të të pres”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



