Politike

Rama për ndarjen nga jeta të Nanos: Lamtumirë kryetar!

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Kreu i qeverisë i dha lamtumirën ish-kryeministrit Nano, i cili u nda nga jeta pas 24 ditësh në reanimacion, në një postim në rrjetin social Facebook.

Rama publikoi një imazh bardh e zi të Fatos Nano shoqëruar me një mesazh.

“Lamtumirë kryetar”, ka shkruar ai.

Fatos Nano u nda nga jeta mesditën e sotme, pas 24 ditësh në “betejë” me vdekje.

Lideri i PS ndodhej i shtruar në një spital privat prej datës 8 tetor, në gjendje të rëndë shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë