Ka ndodhur

Tiranë, 52-vjeçari vjedh rreth 3 milionë lekë nga kasaforta në një banesë (video)

Gazeta Si – Një 52-vjeçar autor i një vjedhjeje në një banesë në rrugën “Musa Agolli” në Tiranë është arrestuar nga policia.

Sipas informacioneve, Pashk Zefi, banues në Tiranë, dyshohet se vodhi nga kasaforta rreth 30 milionë lekë të vjetra, 1.000.000 lekë dhe sende me vlerë 20.000 euro.

Po ashtu policia shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij të dyshuar, D.B., 56 vjeç. Zefi ka qenë personi që ka hyrë në banesë për të vjedhur, ndërsa 56 vjeçari ka bërë rolin e vëzhguesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë