Para

Banka e Shqipërisë shton rezervat e arit me 36%. Rezerva valutore kalon 7 mld euro

Nga Gazeta ‘SI’ – Banka e Shqipërisë ka rritur me 36% rezervën e saj të arit.

Shifrat e shtatori 2025 trgeojnë se stoku total i arit rezervë ka arritur 351 milionë euro. Nga shtatori i vitit të shkuar, kursi i Bankës tregon se vlera e arit është rritur më më shumë se 1 mijë euro.

Në tërësi e gjithë rezerva valutore e BSH-së është rritur dhe qëndron në nivelin e 7.2 mld eurove, ku ari zë vetëm një vend të vogël, 4.8%.

Pjesa më e madhe e rezervës, 73% e saj, përkthyer në 5.3 mld euro i përket titujve të borxhit dhe 1.3 mld euro janë në valutë.

Rritja rekord e rezervës valutore vjen si rezultat i operacioneve të shumta nga Banka, madje edhe të paparashikuara, kur ka blerë nga tregu sasi të mëdha të euros me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit. Deri në qershor 2025, BSH bleu 195 mln euro, ndërsa një vit më parë kishte blerë 542 mln euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë