Nga Gazeta Si – Bayern Munich, po kalon një formë të shkëlqyer në krye të Bundesliga-s por Bayer Leverkusen ka gjithçka që i duhet për ta mbyllur përballjen e javës së 9-të me buzëqeshje…
– Të dyja skuadrat në formë
Skuadra e Vincent Kompany-t ka 8 fitore në 8 ndeshje dhe ka barazuar rekordin europian me 13 fitore në të gjitha kompeticionet që nga fillimi i sezonit.
Sekreti? Sipas të gjithëve, është mjaft i thjeshtë.
Lojtarët gëzohen për njëri-tjetrin kur dikush shënon apo jep asist. Ekziston parimi i performancës — të gjithë duan të përmirësohen — por gjithçka e bëjnë për ekipin.”
Leverkusen vjen në javën e 9-të në vendin e 5 me 17 pikë — 7 më pak se kryesuesit e shkëputur — por po shkëlqen nën drejtimin e Kasper Hjulmand, i cili mori drejtimin e skuadrës pas dy ndeshjeve të para të kampionatit, duke zëvendësuar Erik ten Hag.
Hjulmand ende nuk ka pësuar humbje në Bundesliga — fitorja e fundit 2-0 ndaj Freiburg ishte e 5 në 6 ndeshje që kur trajneri danez, mori detyrën.
– Mësime nga historia (e afërt)
Kjo do të jetë përballja e 93-të mes këtyre dy skuadrave në Bundesliga. Bayern ka qenë historikisht forca dominuese me 52 fitore kundrejt 20 të Leverkusen.
Në fakt, takimet e fundit kanë qenë më shumë në favor të Leverkusen. Që prej ditës së pare të Hofmann në klub (në vitin 2023 nga Mönchengladbach), ai nuk ka humbur asnjë ndeshje në kampionat ndaj Bayern-it.
“Die Werkself” nuk kanë humbur në 6 përballjet e fundit ndaj kampionëve të Gjermanisë, me 3 fitore dhe 3 ndeshje pa pësuar gol — përfshirë fitoren në Kupën e Gjermanisë (DFB Pokal) në fazën e 1/8-ve në “Allianz Arena” Dhjetorin e kaluar (falë golit të Nathan Tella-s).
Megjithatë, Bayern nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi ndaj Leverkusen që nga Nëntori 2019, kur Leon Bailey shënoi dy gola në fitoren 2-1 për miqtë.
Në 5 përballjet e fundit në Bundesliga, Bayern ka vetëm dy fitore — por Harry Kane shënoi dy herë në fitoren 3-0 në shtëpi, pjesë e triumfit 5-0 në total ndaj Leverkusen në fazën e 1/8-ve të Champions League, sezonin e kaluar.

– Djersë apo Aftësi?
Cilado skuadër që del fituese në këtë duel të madh të javës së 9-të, ndeshja pritet të jetë spektakolare.
Beteja për zotërimin e topit do të jetë intriguese: Bayern kryeson Bundesliga-n për posedim me mesatare 60% për ndeshje, ndërsa Leverkusen ndan vendin e dytë me 57%.
Të dyja skuadrat e përdorin topin me kujdes — Bayern është më i miri në ligë për saktësi pasimesh nga loja e hapur (90.3%), por vetëm pak përpara rivalëve të tyre (89.2%).
Me gjithë cilësinë që pritet të shfaqet në fushë, ndoshta do të jenë vendosmëria, karakteri dhe djersa më shumë sesa teknika, ato që do të bëjnë diferencën.
Në mënyrë të habitshme për një skuadër që zotëron topin, Bayern ka përshkuar më shumë terren se çdo ekip tjetër (rreth 975 kilometra), ndërsa Leverkusen renditet më poshtë në vendin e 12-të me rreth 940 kilometra.
Por skuadra e Hjulmand është mjaft luftarake — ajo ka fituar më shumë dyluftime se çdo ekip tjetër (883), ndërsa Bayern renditet e fundit në këtë aspekt me vetëm 601.
Fundjava do ti japë përgjigje vetëm njërës nga dy pyetjet e mëposhtme:
-A do ta vendosë Leverkusen Bayernin për herë të parë këtë sezon “në pozitë të vështirë”, sidomos kur vendasit mund të kenë një sy edhe nga përballja e ardhshme në Evropë ndaj PSG?
-Apo do të jetë sërish skuadra e Kompanyt që do të japë një tjetër “KO” ndaj një rivali për titullin në Bundesliga?
Bayern: Neuer (c) – Boey, Upamecano, Tah, Laimer – Kimmich (c), Pavlović – Olise, Gnabry, Díaz – Kane
Leverkusen: Flekken – Quansah, Badé, Tapsoba – Arthur, Andrich (c), García, Grimaldo – Hofmann, Poku – Schick
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



