Ka ndodhur

Fshehu në kamion persona me rekorde kriminale për t’i kaluar në Itali, arrestohet shoferi

Gazeta Si – Policia ka zbuluar një tentativë për të kaluar fshehurazi në Itali të disa personave me precedentë kriminalë në Portin e Durrësit.

Dy prej tyre ishin shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si pjesë e një grupi të trafikut të drogës, ndërsa tjetri ishte dënuar më parë në Itali.

Në pranga ra edhe shoferi i kamionit, 47-vjeçari K.Gj., i cili dyshohet për veprën penale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe përkrahja e autorit të krimit. 47-vjeçari i kishte fshehur tre personat në kamionin e tij me qëllim për t’i futur sërish në shtetin italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë