Atletike

Evropa nderon atletët më të mirë të vitit 2025

Nga Gazeta Si – Yjet më të mëdhenj të atletikës europiane u nderuan në ceremoninë “Golden Tracks 2025”, që u mbajt në Batumi, Gjeorgji.

Sprinterja dhe vrapuesja holandeze e garave me pengesa dhe kampioni suedez i kërcimit me shkop, iu bashkuan britanikut Mo Farah duke marrë këtë çmim tre herë gjatë karrierës së tyre.

Femke Bol e fitoi çmimin prestigjioz në vitet 2022 dhe 2023, ndërsa mbajtësi i rekordit botëror Armand Duplantis ndau çmimin për meshkuj me norvegjezin Jakob Ingebrigtsen në vitin 2022, për ta fituar më pas i vetëm në 2024.

Të dy atletët patën paraqitje të jashtëzakonshme këtë sezon.

Ndërsa Bol njoftoi më herët këtë vit se nuk do të merrte pjesë në garat individuale gjatë sezonit dimëror 2025, por vetëm në garat stafetë.

Ajo mbrojti titullin Botëror në 400 metra me pengesa në Kampionatin Botëror të Atletikës në Tokio, në Shtator, duke vendosur një rekord të kampionatit prej 51.54 sekondash.

Pas këtij suksesi, ylli holandez njoftoi se do të kalojë në garën e 800 metrave përpara Lojërave Olimpike të Los Anxhelosit 2028.

Ndërkohë, Duplantis vazhdoi formën e tij të jashtëzakonshme në kërcimin me shkop, duke kërcyer 6.30 metra në Tokio më 15 Shtator, për të vendosur rekordin e 4 Botëror të vitit dhe të 14-tin në karrierë, duke siguruar njëkohësisht titullin e 3 Botëror.

Një brez i ri yjesh të atletikës u nderua gjithashtu me çmime: Audrey Werro nga Zvicra dhe Hubert Trościanka nga Polonia u shpallën përkatësisht “Rising Stars 2025” për femra dhe meshkuj.

Werro fitoi medaljen e artë në 800 metra në Kampionatin Europian U23, me rekord gare prej 1’57”42 dhe më pas fitoi titullin e Diamond League në Zyrih me rekord kombëtar prej 1’55”91, duke përfunduar e 6 në Botërorin e Tokios në një garë tepër të fortë.

Trościanka u bë një nga zbulimet e mëdha në Kampionatin Europian U20 në Tampere, ku fitoi titullin në dhjetëgarësh me rekord botëror U20 prej 8514 pikësh, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm prej 8435 pikësh të gjermanit Niklas Kaul (fitues i çmimit “Rising Star” për meshkuj në 2019).

Një çmim special për arritjet në karrierë iu dha Robert Emmiyan, rekordmeni europian në kërcim së gjati (8.86 m), rekord që qëndron ende që nga viti 1987.

Emmiyan dominoi në arenën europiane gjatë viteve 1980, duke fituar arin në Kampionatin Europian 1986 në Stuttgart, si dhe titujt europianë në salla të mbyllura në vitet 1986 dhe 1987.

Ai fitoi gjithashtu argjendin pas Carl Lewis në Kampionatin Botëror 1987 në Romë.

Në vitet e fundit, Emmiyan ka lënë gjurmë edhe si trajner dhe drejtues sportiv. Që nga viti 2010, ai është President i Federatës Atletike të Armenisë dhe, duke jetuar në Paris, ka trajnuar disa nga kërcimtarët më të mirë francezë.

Përfshirë kampionen europiane 2014 Eloyse Lesueur, medalistin e bronztë europian në 2022, Jules Pommery dhe kampionin Europian U23 të vitit 2025, Erwan Konate.

Në Batumi u ndanë gjithashtu për herë të parë Çmimet Vjetore Europiane të Trajnerëve të Atletikës.

Fituesit e parë ishin trajnerët gjeorgjianë Marina Kotrikadze dhe Zigmund Zilbershtein.

Në total, 66 trajnerë nga 32 federata anëtare do ta marrin këtë çmim këtë vit, përfshirë të gjithë trajnerët e fituesve të medaljeve të arta individuale në Kampionatin Europian të Atletikës në salla të nbyllura në Apeldoorn.

Gjithashtu, për herë të parë u nderuan edhe Gjyqtarët e Vitit, një çmim i ri që vlerëson rolin dhe arritjet e zyrtarëve më të dalluar të sportit.

Fituesit inauguruese të këtij çmimi ishin Anna Palmerius dhe Niels van der Aar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë