Nga Gazeta ‘Si’– Raportuesi i BE Andreas Schieder, vlerësoi progresin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta.
Sipas tij, SPAK është një institucion jashtëzakonisht i pavarur ligjërisht në mënyrën e operimit. Megjithatë ai theksoi nevojën për trajnime dhe kritikoi numrin e ulët të personelit.
“Unë jam politikan dhe gjithmonë kjo hapësirë kërkon diskutim, mirëpo duhet të pranojmë se institucionet e pavarura marrin vendimet e tyre, dhe në fund nuk është SPAK-u që i fut njerëzit në burg, por janë gjyqtarët që vendosin për rastet.
Ka kritikë për numrin e kufizuar të personelit dhe kohëzgjatjes së mandateve, është çështje ku duhet punuar, ku bëhet fjalë për ndjekjen penale dhe paraqitjen apo thirrjen në gjykatë, lidhet me burimet dhe vështirësinë e rasteve”, deklaroi ai.
Schieder gjithashtu nënvizoi nevojën për të zgjeruar fushën e trajnimeve në gjyqësor dhe për të përmirësuar burimet njerëzore dhe financiare.
Në fund nuk la pa përmendur edhe raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit ku theksoi se duhet rregulluar edhe ligji për financimin e partive.
“Ka edhe probleme të tjera që janë adresuar në raportin e OSBE/ODIHR-it, ligji për zgjedhjet dhe transparenca që duhet të jetë te mediat, që duhet rregulluar. Po ashtu rregullorja për financimin e fushatave”, tha Schieder.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



