Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë shqiptare, duke theksuar se opozita e mbështet procesin e integrimit në Bashkimin Europian, por sipas tij duhet vërtetësi.
Për replikë, përfaqësuesi i mazhorancës në tryezë, ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se kjo qasje nuk është aspak e duhura.
“Dallimet tona nuk mund të jenë argument për ta bërë pis Shqipërinë, kjo nuk më duket qasje e sinqertë, gjithsesi ne kemi përgjegjësinë e qeverisjes, por edhe për të mbyllur me sukses kapitujt dhe sigurisht atje çdo gjë është e qartë dhe e verifikueshme”, tha Manja.
“Shteti i së drejtës është parakushti për çdo demokraci moderne”, theksoi ai.
Zbatimi i reformës në drejtësi sipas Manjës ka pasur sfidat e veta.
“Vettingu, shtylla kryesore e kësaj reforme ka mbaruar procesin e rivlerësimit në shkallën e parë dhe në qershor të vitit 2026 do të mbyllet ky proces edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit”, deklaroi ai.
Kjo është dita e dytë e takimit të Komiteti Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, i cili mblidhet dy herë në vit dhe shqyrton zbatimin e marrëveshjes BE–Shqipëri, përfshirë çështjet e shtetit ligjor, korrupsionit dhe përafrimit të politikave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



