Ka ndodhur

Vrau gruan e tij me thikë para 6 muajsh, amerikani vetëvaret në burgun e Shkodrës

Gazeta Si – Një amerikan i ka dhënë fund jetës në qelinë e burgut të Shkodrës pasditen e kësaj të marte, ku është gjetur në qeli nga të burgosurit e tjerë.

Brendon Ronald Saporito, 57-vjeç, u arrestua në Shkodër nga policia, pasi më 2 maj, teksa ishte në gjendje të dehur, vrau me thikë bashkëshorten e tij, Sandra Saporito.

Sipas njoftimit të policisë, Saporito është dërguar drejt spitalit të Koplikut me shenja jete, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Mësohet se ai ndodhej në masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohej për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ishte arrestuar më 2 maj 2025.

Çifti amerikan kishte marrë një banesë me qira në lagjen historike të Shkodrës, Gjuhadol. Mëngjesin e të premtes të 2 majit 2025, rreth orës 10:00, Brendon e qëlloi disa herë me thikë partneren në banesë duke i marrë jetën.

Dyshohet se në gjendje të dehur, ai ka goditur 54-vjecaren me thikë dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës në kushtet e tronditjes psikologjike, duke prerë damarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë