Futboll

Derbi mbyll e fazën e parë në Superiore

Nga Gazeta Si – Sot dhe nesër futbolli në vend zhvillon një raund mesjave që do të tregojë jo pak për vazhdimësinë e sezonit.

Kategoria Superiore mbyll fazën e parë, ndërsa ajo e Parë ka edhe dy raunde për diçka të tillë. Sot do të luhen 3 ndeshje në dy kategoritë e mësipërme.

Në orën 14:00 Bylis pret Vorën për ta arritur në klasifikimin e Superiores. 60 minuta pas tyre, në “Arena Egnatia”, kampionët në fuqi presin Teutën.

Vendasit kanë 1 pikë më shumë se miqtë dhe kush gabon mund të mos e arrijë Vllazninë. Paralelisht me sfidën e mesditës, por për Kategorinë e Parë, Apolonia pret Ilirinë dhe nëse e mund surprizën e këtij sezoni, mund ta kalojë me 1 pikë në klasifikim.

Tetë sfidat e mbetura do të zhvillohen të mërkurën, siparin e ditës e ngre Kategoria e Parë me 5 sfidat e saj ku vetëm Burreli është e klasifikuar më mirë se kundërshtari i rradhës (Lushnja).

Delikate transferta e skuadrës më të mirë, Skënderbeut që do udhëtojë drejt Fushë Krujës për tu përballur me Kastriotin e vendit të fundit.

Miqtë e Gjokës kanë 7 fitore dhe 1 barazim deri tani. Sfida më e barabartë duket ajo mes Besës dhe Kukësit (2 skuadrat e tjera veç Kastriotit që nuk kanë asnjë fitore në 5 të fundit).

Në orën 17:00, Flamurtari pret Vllazninë në ndeshjen e dytë të ditës ku vendi i fundit përballet me kryesuesit.

Ashtu si dhe në Superiore edhe këtu, vendasit nuk kanë fituar asnjë ndeshje ndër 8 të luajturat deri tani.

Tirana do të luajë në orën 19:30 ndaj AF Elbasani dhe trainer bardheblu Bordin, do të përballet me të shkuarën (vjet e nisi sezonin në Elbasan) në përpjekje për të rilindur plurikampionët kryeqytetas.

Ndeshja më e rëndësishme e kësaj mesjave, ajo mes Dinamo City-t dhe Partizanit. Blutë e Dajës nuk kanë asnjë humbje në 5 të fundit dhe qëndrojnë në vendin e 5 me 14 pikë.

Dy shkallë më poshtë të kuqtë e Kërnajës që pas humbjeve rradhazi morën 4 pikë në dy ndeshjet e fundit dhe kërkojnë fitoren e rradhës në Derbi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë