Nga Gazeta Si- Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës , ku një 17-vjeçar, ka humbur jetën pas një përplasje. Një mjet tip “Porsche” është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues 17 vjeçarin, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë”. Viktima është identifikuar si L. Sh, 17 vjeç.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë. Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.
Familjarët e të riut ndodhen në spital prej 8 orësh ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit.
Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi.
Gjyshi i 17-vjeçarit ka deklaruar se nipi i tij po kthehej nga puna. Ai u shpreh se makina që e aksidentoi po ecte me 200 km/orë.
Gjyshi i të ndjerit tregon se prej 8 orësh janë në morgun e Vlorës, teksa shton se as mjeku ligjor dhe as prokurori nuk kanë vijuar me procedurat e tyre.
“Më është aksidentuar djali i vajzës. Kemi ardhur në morgun e Vlorës, prej 8 orësh. Nuk vjen mjeku ligjor të bëjë punën. Shteti po na kthen shpinën. Nuk vjen as prokuroi dhe as mjeku ligjor”, ka thënë ai për median.
Disa orë pas ngjarjes, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, H. B., 32 vjeç, banues në Vlorë.
“Duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin tip “Trinity”, me drejtues një të mitur, 17 vjeç, i cili si pasojë, ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



