Ka ndodhur

I gjenden 1.5 kg kokainë në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Berat (video)

Gazeta Si – Një 27-vjeçar me iniiale A.Sh., banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë në Berat, pasi posedonte lëndë narkotike kokainë dhe kanabis sativa (një pjesë të ndarë në doza), me qëllim shitjen e tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u sekuestruan 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë kanabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.

Forcat e rendit po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë