Gazeta Si – Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, policia shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, finalizoi arrestimin e O.Sh., 49 vjeç, i lindur në Tepelenë.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, në shkurt 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



