Nga Gazeta Si – UEFA Conference League mbylli raundin e dytë për skuadrat shqiptare, pjesëmarrëse në këtë edicion.
Mbrëmje pozitive për kuqezinjtë e Tetovës dhe dardanët e Dritës. Përballë tyre zbritën në Shelbourne dhe Omonia Nicosia respektivisht.
Sfida të ngushta në rezultat por mjaftueshëm për të mbajtur ndezur shpresat për një kalim të fazës së Ligës.
Pas humbjes me dy gola në Vallecas, në raundin e parë, Shkëndija pati nevojë për autogolin e Barret përtej 90 minutave për fitoren e parë në kompeticion.
Mjaftueshëm për të lënë pas në klasifikim Dritën që shënoi e para me Arb Manajn në 11’ por u arrit përpara pushimit nga rivalët qipriotë.
Në raundin e tretë Shkëndija do të luajë sërish në shtëpi përballë Jagiellonia-s ndërsa Shelbourne do të presë Dritën në ishull.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



