Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia pas zbulimit të një apartamenti ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme e prostitucionit në Tiranë.
Policia thotë se K.P., 22 vjeç, shfrytëzonte për prostitucion 4 vajza kolumbiane, dy prej të cilave u arrestuan dhe dy të tjerado të hetohen në gjendje të lirë.
Dy prej kolumbianeve kishin marrë me qira një apartament në “Rrugën e Barrikadave” për të banuar së bashku me 2 kolumbiane të tjera dhe më pas apartamentin e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.
Nga hetimet rezultoi se dy nga këto gra, J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, kishin marrë me qira një apartament në Rrugën e Barrikadave, ku banojnë së bashku me dy shtetase të tjera kolumbiane. Ky ambient ishte përshtatur për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit, për të cilin dy shtetaset u arrestuan për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.
Në të njëjtën kohë, ndaj dy shtetaseve të tjera kolumbiane, K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, nisi procedimi penal për veprën “Prostitucioni”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


