Nga Gazeta ‘SI’ – Një anketë e fundit nga Banka e Shqipërisë, tregon se shtresa e mesme në Shqipëri po shpërbëhet.
Të dhënat tregojnë se familjet shqiptare, bazuar në të ardhurat dhe shpenzimet e tyre, janë zhvendosur në dy skaje; të ultën dhe të lartën.
Gjatë 6-mujorit të parë 2025, raportohet se është rritur numri i familjeve me të ardhura të nivelit të ulët, “nën 17 mijë lekë” dhe numri i familjeve me të ardhura të nivelit më të lartë, “mbi 200 mijë lekë”. Familjet me të ardhura të mesme po reduktohen, thonë shifrat.
Të njëjtin trend kanë ndjekur dhe shpenzimet, struktura e së cilave është zhvendosur në dy nivele të kundërta. BSH shpjegon se janë shtuar familjet me shpenzime minimale “10-20 mijë lekë në muaj” dhe ato me shpenzimet maksimale “mbi 200 mijë lekë në muaj”. Ndërkohë raportohet rënie e atyre që deklarojnë shpenzime mesatare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



