Futboll

Kush shënoi 3 gola në një Finale të Champions League?

Nga Gazeta Si – Askush nuk ka arritur ende të shënojë një “hat-trick” ose thënë ndryshe tregolësh, në një Finale të Champions League, por katër të tillë janë realizuar në finalet e Kupës së Kampioneve të Evropës.

Ne sjellim një përmbledhje të atyre “tripletave” historike dhe hedhim një vështrim edhe tek lojtarët që kanë arritur të shënojnë dy gola në finalet e Kupës së Kampioneve të Evropës ose ndryshe të Champions League.

Finalja e Kupës së Kampioneve të Evropës/ UEFA Champions League është pa dyshim, ekuivalenti evropian i “Super Bowl”-it – një skenë madhështore ku dy gjigantë të futbollit përballen për të kurorëzuar më të mirin e kontinentit.

Në një arenë të tillë, ndeshjet shpesh janë të tensionuara dhe lojtarët e kanë të vështirë të spikasin. Megjithatë, herë pas here shfaqet ndonjë performancë e jashtëzakonshme.

Rezulton se asnjë lojtar nuk ka shënuar “hat-trick” në finalet e Epokës moderne të “Champions League”, dhe që prej kohës kur njeriu shkeli për herë të parë në Hënë, askush nuk ka realizuar një tregolësh në një Finale të Kupës së Kampioneve të Evropës.

Megjithatë, përpara atyre kohëve, kishte lojtarë që bënë paraqitje befasuese, duke hyrë përgjithmonë në historinë e futbollit evropian.

Tregolësha në Finalen e Kupës së Kampioneve të Evropës:

– Ferenc Puskás (dy herë)
Real Madrid vs. Eintracht Frankfurt 1959-60
Real Madrid vs. Benfica 1961-62

– Alfredo Di Stéfano
Real Madrid vs. Eintracht Frankfurt 1959-60

– Pierino Prati
Milan vs. Ajax 1968-69

Dygolësha në Finalen e Kupës së Kampioneve të Evropës/ Champions League:

– Héctor Rial
Real Madrid vs. Reims 1955-56

– Erwin Stein
Eintracht Frankfurt vs. Real Madrid 1959-60

– Eusébio
Benfica vs. Real Madrid 1961-62

– José Altafini
Milan vs. Benfica 1962-63

– Sandro Mazzola
Inter vs. Real Madrid 1963-64

– Bobby Charlton
Manchester United vs. Benfica 1967-68

– Johan Cruyff
Ajax vs. Inter 1971-72

– Uli Hoeneß & Gerd Müller
Bayern Munich vs. Atletico Madrid 1973-74

– Ruud Gullit & Marco van Basten
Milan vs. Steaua București 1988-89

– Daniele Massaro
Milan vs. Barcelona 1993-94

– Karl-Heinz Riedle
Borussia Dortmund vs. Juventus 1996-97

– Hernán Crespo
Milan vs. Liverpool 2004-05

– Filippo Inzaghi
Milan vs Liverpool 2006-07)

– Diego Milito
Inter vs. Bayern Munich 2009-10

– Cristiano Ronaldo
Real Madrid vs. Juventus 2016-17

– Gareth Bale
Real Madrid vs. Liverpool 2017-18

– Désiré Doué
PSG vs. Inter 2024-25


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë