Nga Gazeta Si – Pas 43 golave të ndarë në 7 pasditen dhe 36 mbrëmjen e djeshme, UEFA Champions League, rezervon një të mërkurë akoma më spektakolare në raundin e 3 të fazës së Ligës.
Real Madrid, Bayern, Liverpool dhe Juventus janë disa nga skuadrat që do të luajnë sot.
Më poshtë sjellim sërish fakte interesantë për 9 ndeshjet që do të kompletojnë këtë raund:
Athletic Club vs Qarabağ (18:45)
Baskët kanë fituar 14 nga 19 ndeshjet e fundit në garat e UEFA-s në shtëpi (L5).
Galatasaray vs Bodø/Glimt (18:45)
Galatasaray është i pamposhtur në tre ndeshjet e fundit evropiane në shtëpi ndaj ekipeve norvegjeze (W2 D1).
Monaco vs Tottenham
Mbrojtësi i Monacos, Eric Dier, ka luajtur në katër përballjet e mëparshme mes këtyre skuadrave si lojtar i Tottenhamit. Ai regjistroi 365 paraqitje për Spurs gjatë 10 sezoneve në Londrën Veriore.
Atalanta vs Slavia Praha
Në javën e dytë, Mario Pašalić u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Atalantës në Champions League me 8 gola.
Chelsea vs Ajax
Kjo është ndeshja e 200-të e Chelsea-t në UEFA Champions League. Ndërsa për Ajax-in është ndeshja e 250-të në historinë e Kupës së Kampionëve/Champions League.
Frankfurt vs Liverpool
Mohamed Salah ka nevojë për 2 gola që të arrijë kuotën e 50 golave në Champions League – duke u bërë afrikani i parë që e arrin këtë shifër.
Bayern München vs Club Brugge
Gjigantët gjermanë janë të pamposhtur në 35 ndeshjet e fundit në shtëpi në fazën e grupeve të Champions League (33F – 2B). Në total, kanë humbur vetëm 3 nga 50 ndeshjet e fundit në shtëpi dhe transfertë (43F – 4B).
Real Madrid vs Juventus
Kylian Mbappé (26 vjeç e 306 ditë) mund të bëhet lojtari më i ri që luan 90 ndeshje në Champions League. Rekordi aktual mbahet nga Raúl González (27 vjeç e 114 ditë).
Sporting CP vs Marseille
Marseille ka shënuar 99 gola në Champions League. Sporting CP realizoi golin e 100-të në këtë kompeticion gjatë javës së dytë.
Çfarë pritet më tej?
Kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain, do të përballen sërish me Bayern Munich në javën e 4-të – gjermanët kanë fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit mes tyre, përfshirë finalen e vitit 2020.
Po ashtu, një tjetër superpërballje do të jetë Liverpool vs Real Madrid, dy ekipe që janë takuar në 3 finale (1981, 2018, 2022) – me bilanc 2-1 për Realin.
Në javën e pestë, tre duele mes kampionësh në kompeticion:
– Ajax vs Benfica
– Chelsea vs Barcelona
– Liverpool vs PSV Eindhoven
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



