Gazeta Si – Një 39-vjeçar, Ismet Gaxherri është arrestuar në Tiranë, pasi në makinën e tij u gjet një armë zjarri pa leje.
Sipas policisë, në bazë të informacioneve, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues Gaxherrin, ku gjatë kontrollit u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje.
Pas arrestimit në flagrancë, Gaxherri për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ai rezulton i përfshirë në ngjarjen e Linzës në vitin 2015, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj dhe vetë Gaxherri u plagos pas një konflikti me biznesmenin Ervis Martinaj, i zhdukur prej vitit 2022.
Gaxherri ishte pronari i lokalit ku ndodhi përplasja fatale. Ai shoqëronte Nikajn kur nisi konflikti që do t’i merrte jetën Nikajt. Gaxherri kishte ndërhyrë për të ndaluar sherrin, por u godit edhe vetë me armë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



