Gazeta Si – Disa tërmete radhazi janë regjistruar në vendin tonë. Sipas të dhënave, tërmeti i parë është regjistruar në Durrës, me magnitudë 3.9.
Më pas tërmetet e tjera janë regjistruar në jug të vendit. Në Konispol, rreth orës 06:49 janë ndjerë lëkundje tërmeti, të cilat kanë qenë me magnitudën 2.7.
Në Miras të Korçës rreth orës 06:15 është ndjerë një tjetër lëkundje, me magnitudën 3.1. Ndërkohë më herët në Konispol janë regjistruar dy lëkundje, të dyja me magnitudën 3.2.
Në total, në jug të vendit janë ndjerë rreth 6 tërmete të vogla gjatë natës dhe gjatë orëve të para të mëngjesit. Versus.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



