Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, gjatë tryezës për reformën zgjedhore tha se sipas tij sistemi zgjedhor aktual ka dështuar.
Ai kujtoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke cituar raportin e OSBE-ODIHR, sipas të cilit “partia-shtet po përfiton nga ligji zgjedhor, e se jemi kthyer 35 vite pas”.
Bylykbashi shtoi se problem i rëndësishëm mbetet edhe vota e diasporës, duke theksuar se duhet trajtuar me seriozitet.
Ai theksoi më tej se “me këtë reformë zgjedhore, ne nuk kemi asnjë standard që kërkon Bashkimi Evropian sot”, duke vënë në dukje nevojën urgjente për ndryshime, që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sipas Bylykbashit, vetëm përmes një reforme gjithëpërfshirëse mund të arrihet besimi i qytetarëve dhe integrimi i Shqipërisë në standardet demokratike europiane.
Ai theksoi se sistemi aktual pengon pluralizmin dhe përfaqësimin e drejtë, duke dëmtuar besimin e publikut në procesin zgjedhor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



