Ka ndodhur

Shpërndanin kanabis në formë xhelatine, dy të arrestuar në Tiranë

Nga Gazeta ‘Si’- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi shpërndanin kanabis në formë xhelatine në një lagje të rrugës “Xhanfize Keko, në kryeqytet.

Të arrestuarit janë identifikuar si Denis Brakaj (Krasniqi), 35 vjeç dhe Elker Xibraku, 30 vjeç – të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit blutë gjetën dhe sekuestruan 802 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika).

Ndërsa në zonën ku shisnin të rinjtë, efektivët sekuestruan 8 pako me kanabis në formë xhelatine – të fshehura nëpër cepa të mureve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë