Gazeta Si – Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit pasditen e kësaj të enjteje në parkingun e një qendre tregtare.
I plagosuri është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë i plagosur me sende të forta ka mbetur dhe një person tjetër, i cili gjithashtu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve, dy të rinjë po udhëtonin me një mjet tip fouristradë dhe kishin parkuar pranë një qendre tregtare, në momentin kur janë sulmuar.
“Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Policia thotë se janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



