Nga Gazeta Si – “Mendoj se po shikojmë golashënuesin më të madh që ka luajtur ndonjëherë në futbollin anglez.”
Këto ishin fjalët e Jamie Carragher në “Sky Sports”, por forma e Erling Haaland këtë sezon e bën vërtetë të hapur këtë debat.
Këtë sezon, sulmuesi i Manchester City-t ka shënuar 9 gola në 7 ndeshje të Premier League, dhe 21 gola në 12 ndeshje në të gjitha kompeticionet për klubin dhe kombëtaren.
Këtu përfshihet një trgolësh në fitoren 5-0 të Norvegjisë ndaj Izraelit të shtunën, si dhe 5 gola në ndeshjen e mëparshmre kualifikuese – fitoren 11-1 ndaj Moldavisë në Shtator.
Ndeshja kundër Izraelit ishte e 10 radhazi në të cilën Haaland ka shënuar për klubin ose kombëtaren – seria më e gjatë në karrierën e tij deri më sot.
Shifrat e Haaland janë të jashtëzakonshme, më të afërta me ato të Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t në kulmin e tyre në futbollin spanjoll, sesa me ndonjë sulmues tjetër në futbollin anglez.
Në fakt, Messi ka pasur një seri të ngjashme golashënuese – gjithashtu 10 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet për klubin dhe kombëtaren – të cilën e arriti dy herë me Barcelonën, në sezonet 2009/10 dhe 2012/13.
Edhe pse sipas standardeve të tij Haaland pati një sezon “nën pritshmëri” në 2024/25, statistikat e tij gjatë tre viteve e pak në Manchester janë të pabesueshme.
Në sezonin e tij të parë, ai theu rekordin e golave në një sezon të Premier League, duke shënuar 36 gola, dhe më pas vazhdoi me 27 dhe 22 gola në dy sezonet pasuese.
Aktualisht, Haaland është vetëm 6 gola larg për të arritur shifrën e 100 golave në Premier League – dhe nëse e arrin këtë brenda 20 ndeshjeve të ardhshme, ai do të thyejë rekordin e Alan Shearer si lojtari që ka arritur më shpejt këtë shifër historike.

– Minuta për gol në historinë e Premier League
92.2 Erling Haaland (MCI)
108 Sergio Aguero (MCI)
121.8 Thierry Henry (ARS)
126.5 Harry Kane (TOT)
128.2 Ruud Van Nistelrooy (MUN)
– Shënuesit më të mirë në Premier League
260 Alan Shearer
213 Harry Kane
208 Wayne Rooney
188 Mohamed Salah
187 Andrew Cole
– Më shumë gola në Premier League nga jashtë zones së rreptësisë
41 Frank Lampard
33 Alan Shearer
29 Wayne Rooney, Thierry Henry
25 Harry Kane
– Sulmuesit që kanë dhënë më shumë asist në Premier League
103 Wayne Rooney
102 Frank Lampard
89 Mohamed Salah
74 Thierry Henry
73 Andrew Cole
– Më shumë gola vs. “Big Six”
56 Alan Shearer
50 Mohamed Salah
45 Jamie Vardy, Wayne Rooney
44 Sergio Aguero
– Shënuesit më të mirë me më shumë tituj në Premier League
5 Wayne Rooney, Sergio Aguero, Andrew Cole
4 Didier Drogba
3 Frank Lampard
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



