Ka ndodhur

Ndihmoi Aldo Avdylajn të fshihej në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari

Gazeta Si – Një 29-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi akuzohet se ka ndimuar Aldo Avdylajn të fshihej në Tiranë, ku edhe u kap një ditë më parë.

Policia tha se në pranga ra shtetasi D.Sh., 29 vjeç. Nga hetimet dyshohet se i riu ka siguruar banesën në Tiranë, të marrë me qira, me qëllim fshehjen, nga shtetasi E. A. alias A. A. që është i akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë