Ka ndodhur

Një granatë lodër alarmon qytetarët në Kukës

Gazeta Si – Një telefonatë në polici për praninë e një granate ofensive në Rrugën e Turizmit, shkaktoi panik tek banorët e qytetit të Kukësit mëngjesin e kësaj të mërkure.

Por pas verfikimit, është konstatuar se ka qenë thjesht një granatë lodër dhe lëvizja ka vijuar si normalisht. Policia bllokoi lëvizjen e qytetarëve në zonë, ndërsa u lajmëruan edhe forcat xheniere nga Tirana.

Sipas informacionit të dhënë nga Policia e Kukësit, aktualisht është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për të identifikuar burimin apo autorët e mundshëm që mund ta kenë lënë granatën në atë zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë