Nga Gazeta Si – Fitore 4-2 në stadiumin “Arena Kombëtare” pas një ndeshjeje pozitive sidomos në pjesën e dytë ku lojtarët tanë u shfaqën më të lirshëm. Pas saj disa prej lojtarëve deklaruan për median:
– Mario Dajsinani
Ashtu si çdo lojtar tjetër edhe unë dua të transferohem në një skuadër jashtë Shqipërisë. Kombëtarja të ndihmon për këtë dhe shpresoj të kem një fat të tillë. Sot kisha pak emocione në fillim por shokët e skuadrës më mbështetën dhe më pas u ndjeva mirë. Shpresoj të jem paraqitur mirë dhe vazhdimësia të jetë e tillë.
– Elseid Hysaj
U emocionova në momentin e ndërrimit dhe mezi prita të futesha në fushë. Ndeshja me Kroacinë në Evropian është ajo që mund të veçoj më shumë. Personalisht përpiqem të kaloj momentet e vështira në vetvete. Diskutoj me familjen por jo gjithmonë kur nuk ndihem mirë. Do më pëlqente që Andorra të na ndihmonte sot për ta mbyllur çështjen e vendit të dytë.
– Klinsman Cake
Unë po jetoj në ëndërr e cila po vazhdon akoma. Nuk e di si ti përcaktoj këto momente por di që jam i lumtur për debutimin dhe fitoren. Momente të tilla po më ndodhin shumë këto ditët e fundit. Bluzën e debutimit ja kam premtuar familjes që do ta mbajë në kornizë pasi momente të tilla janë të pashpjegueshme. Hera e parë që luaj me këta lojtarë por është e lehtë të përshtatesh me lojtarë të nivelit të lartë.
– Armando Broja
Ndihem më mirë në qendër të sulmit pasi kështu e kam filluar krahasuar me lojën në krahë. Por unë jam gati të luaj aty ku më vendos trainer dhe përpiqem të jap maksimumin për të ndihmuar skuadrën. Në moshë jam i ri por eksperinca nuk më mungon për shkak të aktivizimit përkrah sulmuesve të mëdhenj me të cilët kam luajtur në klub. Mund të them që tashmë jam i pjekur. Kam luajtur me dy sulmues në Holandë dhe te Southampton dhe më pëlqen ky rrjeshtim pasi më jep më shumë lirshmëri edhe mua. Në stërvitje nuk e kemi provuar të luajmë me Manajn por mua do të më pëlqente.
– Kristian Asllani
Jemi të lumtur pasi fituam në shtëpi dhe shënuan mesfushorët. Shtatë ndeshje pa humbje nuk janë diçka e vogël. Vertikalizimet janë diçka që më pëlqejnë dhe flas shpesh me sulmuesit. Jam i lumtur që shërbeva për Brojën dhe ai arriti të shënonte. Personalisht ndihem mirë me të gjithë, ndërsa Shehu na ka ndihmuar shumë. Jemi të lumtur që e kemi pasi ka shumë cilësi. Nuk e dija nëse do luaja 90 minuta apo më pak. Unë kam qejf kur luaj për Kombëtaren pasi është ndjenja më e bukur në Botë.
– Arbër Hoxha
Jam i lumtur për golin e pare dhe mendoj që shënova një gol shumë të bukur. Ecuri e mirë pas ndeshjes me Serbinë dhe Nëntori vjen shumë shpejt. Sot e kishim pak vështirë, sepse ata luanin me 5 dhe isha gjithmonë i dubluar. Periudhë e vështirë vjet te klubi, çdo 2-3 muaj ndërroheshin trajnerët, ky trajneri i ri më ka dhënë besim. Futbollistit i duhet përkrahje për të arritur te golat dhe asistët.
– Sylvinho
E rëndësishme në futboll kur bën një ndeshje si kjo. Jam krenar për lojtarët dhe unë nuk besoj tek ndeshjet miqësore. Pashë Dajsinanin, Gripshin dhe të tjerët që shfrytëzuan çdo moment. Hoxha u paraqit mirë, Broja hyri menjëherë në ritëm. Mos harrojmë natën e Hysajt që ka dhënë gjithçka. Komplimente atij dhe familjes sepse ka dhënë gjithçka në 10-12 vitet e fundit.
Ishte një ndeshje e vështirë pas asaj të Serbisë. Bëmë mirë në 180 minuta dhe strategjia e ndryshme në shtëpi funksionoi. Tani të qetësohemi dhe në Nëntor të bëjmë dy ndeshje deçizive.
Gjithçka varet nga karakteristikat, Manaj-Daku janë pothuajse njësoj ndërsa Broja është i ndryshëm dhe sulmon thellësinë. Më pëlqen që ashtu si sulmojmë edhe të mbrojmë. Dua një skuadër të shkurtër dhe më shumë të organizuar sepse pëson më pak dhe shënon më shumë.
Mund të kemi gjithçka në sulm. Varet nga kundërshtari, situata dhe loja që paraqitet. Mund të vëmë edhe 3 sulmues por nëse topi nuk shkon tek ata, çfarë vlere ka. Ne nuk kemi mesfushorë por sulmues krahu. Të cilët nëse i heqim mund të prishim ekuilibrat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



