Nga Gazeta Si – Kosova do të luajë pas më pak se 60 minutash ndaj Suedisë në një sfidë thelbësore për vendin e dytë në grup.
Franco Foda dhe John Dahl Tomasson shpallën formacionet ku bie në sy lënia në stol e Zhegrovës nga dardanët.
Danezi që drejton vendasit ka zgjedhur ti rrjeshtojë në skemën 3-5-2 me Isak dhe Gyokeres në sulm.
Ndërsa kolegu austriak në stolin e miqve ka zgjedhur klasiken 4-4-2 me binomin Muriqi-Asllani në sulm.
Dardanët kanë si objektiv të dalin pa humbje nga “Ullevi Stadium” në Goteborg, çka do të thotë konfirmim i vendit të dytë Gr. B ku bëjnë pjesë Zvicra kryesuese dhe Sllovenia e vendit të 3.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



