Ka ndodhur

Itali, kapet me 200 kg kokainë në banesë një 23-vjeçar shqiptar

Gazeta Si – Në Romë, karabinierët sekuestruan 200 kilogramë kokainë, që vlerësohet se i ka sjellë krimit të organizuar vendas afërsisht 16 milionë euro.

Lënda narkotike, e cila u gjet në banesën e një 23-vjeçari shqiptar, tashmë të arrestuar, ishte e ndarë në 191 blloqe me logo të ndryshme, që arrinin në afërsisht 8,000 doza gati për konsum dhe shitje.

Të riut iu gjetën edhe një pistoletë, municione dhe afërsisht 30,000 euro në para cash. Apartamenti i shqiptarit rezultoi të ishte një “qendër logjistike” për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës.

Operacioni filloi më 9 tetor kur një patrullë vuri re të riun që endej në mënyrë të dyshimtë në rrugë, duke mbajtur një çantë shpine.

Hetuesit më pas ndërmorën veprime dhe e ndaluan, duke zbuluar se ai mbante me vete një shumë parash cash prej 30 mijë eurosh, që dyshohej  të përdorej për blerjen e drogës.

Një kontroll i mëvonshëm në shtëpi zbuloi ngarkesën e kokainës, e cila hetuesit besojnë se kishte për qëllim furnizimin e qendrave të trafikimit të drogës në Romë dhe provincën përreth.

Droga është analizuar dhe hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar burimin e kokainës.

Nuk përjashtohet që ai të jetë agjent i një organizate të madhe kriminale. Kjo, duke pasur parasysh se hetimet e fundit sugjerojnë se klanet shqiptare në Romë janë ngjitur në krye të zinxhirit kriminal në trafikimin e drogës.

Për të shmangur zbulimin gjatë transportimit dhe shitjes së kokainës, i riu, i cili u dërgua në burgun e Rebibbias, përdorte një makinë të pajisur me një fund të dyfishtë, i cili mund të hapej me një kombinim butonash dhe përdorimin e çelësave


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë