Gazeta Si – Pesë kryetarë fshatrash janë nën hetim, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Forcat e Policisë së Shkodrës kanë vijuar me intensitet operacionin antikanabis “Koordinata”, gjatë të cilit janë zbuluar dhe asgjësuar 4002 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, si dhe 510 gramë lëndë narkotike në formën e boçes.
Operacioni u zhvillua në territorin e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Njësinë e Sigurisë Publike Shkodër, realizuan kontrolle të imtësishme në terren.
Në kuadër të hetimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për pesë kryetarë fshatrash, të dyshuar për përfshirje ose neglizhencë në parandalimin e veprimtarisë kriminale.
Policia bën të ditur se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për ndëshkimin e çdo shtetasi që ka bashkëpunuar ose ka lehtësuar këtë veprimtari të paligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



