Futboll

Fituesit dhe humbësit nga Ligat e mëdha të Europës në futboll

Nga Gazeta Si – A është Bayern Munich skuadra më e fortë në Europë për momentin? Ndoshta po.

Gjermanët ruajtën ecurinë e tyre të përsosur në sezonin 2025–26 me një fitore 3-0 në fushën e Eintracht Frankfurt në ndeshjen e fundit në Bundesliga.

Siç pritej, Harry Kane ishte sërish ndër autorët e golave, duke vazhduar rekordin e tij në këtë sezon.

Në Itali, kampionia në fuqi, Napoli u rikthye te fitorja pas humbjes së në “San Siro”, duke rimarrë kreun e “Serie A” nga Milan që u ndal në një barazim 0-0 me Juventus-in – kryesisht për shkak të penalltisë së humbur nga Christian Pulisic dhe ndoshta nga pritja e Maignan ndaj Gatti-t.

Në Francë, Marseille e Roberto De Zerbi-t, që po luan futboll të mrekullueshëm dhe emocionues, u afrua vetëm një pikë pas Paris Saint-Germain, duke krijuar mundësinë që këtë sezon të kemi më në fund një garë të vërtetë për titullin.

Në Spanjë, Real Madrid është rikthyer në krye të “La Liga” pas një fitoreje të vështirë ndaj Villarreal, ndërsa Barcelona pësoi një humbje befasuese në fushën e Sevilla-s.

Kurse në Portugali, ndeshja më e madhe e raundit të fundit, mes Benfica-s së José Mourinho-s dhe ish-klubit të tij, Porto, përfundoi në një barazim të zbehtë 0-0.

Më poshtë ju njohim fituesit dhe humbësit në raundin e fundit në kampionatet më të fortë të Evropës

  • Fitues
    Vinicius Junior
    Ange-Yoan Bonny
    Igor Paixao
    Rasmus Hojlund
  • Humbës
    Barcelona
    Ndjekësit e Bayern në Bundesliga

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë